INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nën përgjim. Vetëm në 2017 me mijëra janë ‘spiunuar’

Shqiptarët nën përgjim. Vetëm në 2017 me mijëra janë ‘spiunuar’

Publikuar më: 10:24 24-04-2018

Shqiptarët përgjohen. Vetëm në vitin 2017 janë vënë nën përgjim me mijëra shqiptarë. Sipas të dhënave një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë përgjuar me vendim gjykate gjatë vitit të kaluar në kuadër të hetimeve penale të zhvilluara, megjithëse numri total i personave të mbajtur në përgjim është ulur në krahasim me 2016 .
Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme të paraqitur në kuvend thuhet se gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake. Këto përgjime, sipas prokurorisë janë aplikuar në lidhje me 723 procedime penale të hetuara nga të cilat 204 prej tyre në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda. Më konkretisht, bazuar në këto praktika të autorizuara nga gjykata, sipas prokurorisë është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. Megjithatë kjo shifër është më e ulët se në vitin paraardhës. Mësohet se krahasuar me vitin 2016, prokuroria ka kryer rreth 400 raste përgjimi më pak gjatë vitit 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0043718814849854