INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria lëshon 24 urdhërarreste për protestuesit e “Rrugës së Kombit”

Prokuroria lëshon 24 urdhërarreste për protestuesit e “Rrugës së Kombit”

Publikuar më: 12:33 01-04-2018

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 24 urdhër arreste pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në “Rrugën e Kombit”. Gjatë natës janë kryer arrestime si dhe janë shoqëruar dhjetra persona. Situata është tensionuar në Kukësin e blinduar nga focat speciale ndërkohë që familjarët e të arrestuarëve kanë rrethuar komisariatin. Ata janë mbledhur para komisariatit të këtij qyteti për të kërkuar lirimin e dhjetërave personave të arrestuar nga policia gjatë mesnatës. Banorët e Kukësit deklarojën se ka qenë policia ajo që I ka qëlluar ata. Pas ankesave të familjarëve kanë mbërritur edhe 4 përfaqësues të Avokatit të Popullit. Në qytet kanë shkuar edhe deputetë të opozitës. Situata me sa duket po precipiton rrezikshëm në Kukës. Banorët e zonës kërcënojnë se do të mblidhen nesër para kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158