INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria nis kontrollin e pasurive të 39 të arrestuarëve për trafikim personash

Prokuroria nis kontrollin e pasurive të 39 të arrestuarëve për trafikim personash

Publikuar më: 19:50 18-03-2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin e pasurive për 39 personat e arresuar dhe 12 të tjerëve të shpallur në kërkim, të akzuar për trafikimin e personave nga Shqipëria drejte Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë. Pasuria e personave të dyshuar si trafikant, pjesë e 7 grupeve kriminale do të kalojë në sitë. Për të kaluar një person ilegalisht personat e akuzuar mësohet se merrnin shuma që varionin nga 7 mijë paund deri ne 30 mije dollarë. Prokuroria dyshon se një pjesë e madhe e fitimeve te grumbulluara, mund të jetë investuar në Shqipëri. Për këtë arsye, ne sitën e hetuesve do kalojnë jo vetëm personat e ndaluar, por edhe familjarët e tyre.

Policia po vijon punën për arrestimin e 12 personave të shpallur në kërkim, të cilët sipas te dhënave, janë larguar nga Shqipëria dhe që prej andej ndihmonin rrjetin e trafikimit. Në ndjekje të tyre janë vënë policët e shteteve me të cilat Shqipëria bashkëpunoi për të realizuar këtë operacion. Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërkohë ka dyshime edhe për të tjerë persona të implikuar në këtë trafik të përmasave të mëdha, pasi midis të arrestuarëve janë edhe 4 punonjës policie.

Article Logic
Execution time: 0.0019199848175049