INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia ndërhyri në xhirimet e klipit të Loredanës dhe Don Xhonit, ky i fundit tani ka dy fjalë për reperen!

Policia ndërhyri në xhirimet e klipit të Loredanës dhe Don Xhonit, ky i fundit tani ka dy fjalë për reperen!

Publikuar më: 12:32 10-11-2021

Loredana dhe Don Xhon kanë tashmë gati projektin e ri, i cili është i pari që bashkon artistët.

Dyshja ishin duke finalizuar videoklipin por diçka u prishi planet. Ishte Policia e Kosovës ata që ndalën xhirimet duke shpërndarë artistët dhe ekipin.

Po atë ditë ishin planifikuar që të xhirohen pjesë nga videoklipi në Ferizaj. Por, siç dukej artistët dhe ekipi realizues nuk kanë pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet.

Mirëpo tashmë çdo gjë është në rregull dhe gati! Ishte reperi ai i cili zbuloi këtë gjë dhe ka dy fjalë mirënjohjeje për këtë projekt, në veçanti për Loredanën.

“Gjuj per to”

Faleminderit Zot qe na mundesove me e realizu kete projekt madheshtor, faleminderit familjes, shoqnise edhe krejt ekipes realizuese qe kane qene pjese e ketij projekti.

Nje falenderim te veçant per personin qe pa ta nuk ish bo ky projekt, @loredana ,respekt shume te madh jo vetem si artiste por edhe si person .

Videoklipin e kemi perfundu, tash eshte tu u bo gati per daten e madhe 12.11.2021 (ora 00:00), keshtu qe prej sotit ju njoftoje qe THE BOMB HAS BEEN PLANTED!

Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346