INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsa Muhameti thyen heshtjen! REAGON për herë të parë për skandalin Hysen-Alvisa: ‘E lumtur që e demaskuam’

Olsa Muhameti thyen heshtjen! REAGON për herë të parë për skandalin Hysen-Alvisa: ‘E lumtur që e demaskuam’

Publikuar më: 13:28 10-11-2021

Alvisa ka ngjallur reagimin e gjithë opinionit publik me deklaratën e saj, të shtunën në “Për’puthen Prime” kur rrëfeu se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga Hyseni, gjatë kohës kur ishte në një marrëdhënie me të. Në puntatën e kësaj të hëne në program u transmetua një videomesazh nga Alvisa, ku i falenderonte të gjithë për mbështetjen dhe veçanërisht Olsa Muhametin. 

Autorja e programit e ka publikuar këtë videomesazh në Instastory duke reaguar për herë të parë për këtë situatë.

“Nga e gjithë kjo situatë jam e lumtur që arritëm të demaskojmë shantazhuesin, duke i dhënë zemër të gjithave ta bëjnë publike dhe jo ta fshehin. Publikimi i këtyre situatave është sensiblizimi më i mirë. Jam e lumtur që ti nuk u dorëzove duke u larguar nga programi (ëndrra jote). Mbi të gjitha sot si një vajzë e lirë nga shantazhet (se nuk i pinë më ujë) ke të drejtë të pëlqesh dhe të duash kë do ti pa të shantazhuar dhe përndjekur njeri”, ka shkruar Olsa.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215