INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo banore largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip Albania!

Kjo banore largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip Albania!

Publikuar më: 12:38 15-02-2026

Baby G është banorja e eliminuar nga televotimi i kësaj të shtune. Në një nominim me Inën, Gretën, Mirin dhe Rogertin, ajo ishte më pak e votuara duke humbur kështu përfundimisht mundësinë për të fituar Çmimin e Madh.

Në studio, ajo hapi biletën e saj të fatit, e cila ishte nuk e riktheu në shtëpi. Pas daljes nga ky format, këngëtarja në studio tha se nuk e ka gjetur veten brenda.

Gjithashtu theksoi se njerëzit janë shumë false dhe se do që të ketë në atë spektakël më shumë gjëra të vërteta.

“Për mua nuk është dukur si rrugëtim i shkurtër, tri javë janë duk si tre muaj atje brenda. E kam shijuar shumë si eksperiencë”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Me të thënë të drejtën, janë shumë aktorë njerëzit aty brenda, janë shumë false edhe s’kam mundur të gjej veten siç dua unë, jam shumë e drejtpërdrejt dhe pozitive. Dua të shoh disa gjëra reale”.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834