Një zhvillim ‘i papritur’ ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Bëhet fjalë për dyshen, Brikena dhe Mateo, të cilët po shfaqin një afërsi gjithnjë e më të madhe brenda lojës, tashmë janë “ndjekur” reciprokisht në Instagram. Ky veprim i familjarëve në rrjetet sociale të tyre, interpretohet si një “bekim” në distancë dhe mbështetje e hapur për pëlqimin e tyre.
Që prej hyrjes në format, Mateo nuk i ka fshehur ndjenjat dhe pëlqimin e tij të fortë për Brikenën, duke këmbëngulur në çdo moment për një mundësi të dytë. Edhe pse Brikena ka shfaqur një rezistencë të gjatë dhe dyshime për shkak të së shkuarës, duket se muret kanë rënë.
Ajo, ditë më parë pranoi që t’i japë një mundësi Mateos për ta njohur më afër, duke u dhënë shpresë fansave që besojnë te kjo dyshe.








11 Feb 2026 





