INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikuan për shprehjen raciste te FERMA VIP, reagon Arbana Osmani

E kritikuan për shprehjen raciste te FERMA VIP, reagon Arbana Osmani

Publikuar më: 10:27 31-03-2026

Arbana Osmani u kritikua në rrjet pas një deklarate të bërë sot gjatë transmetimit të “Ferma VIP”.

Gjatë një momenti në program, duke iu drejtuar një prej banorëve, Akil Varfit, me të cilin po diskutonte për debatet në shtëpi, Arbana përdori shprehjen: “ke marrë pak si pushka e jevgut.”

Menjëherë në rrjetet sociale nisën komentet kritikuese, ku shumë ndjekës theksuan se termi “jevgjit” konsiderohet ofendues dhe përdoret me qëllime përbuzëse ndaj një komuniteti.

“Kujdes me shprehjet”, “Ke fyer një komunitet”, “100 vjet në televizion dhe akoma nuk kanë mësuar se cilat shprehje janë diskriminuese?” ishin disa nga reagimet që u përsëritën në komente.

Pak çaste më vonë, Arbana kërkoi falje për shprehjen, duke theksuar se nuk kishte qëllim ofendues dhe se nuk është raciste.

banag.png

Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346