INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas puthjes së bujshme në buzë, ç’ndodhi mes tij dhe modeles italiane? Rrëfehet Robert Berisha!

Pas puthjes së bujshme në buzë, ç’ndodhi mes tij dhe modeles italiane? Rrëfehet Robert Berisha!

Publikuar më: 14:27 10-11-2021

Këngëtari Robert Berisha ka qenë shumë i komentuar pak kohë më parë, ku u përfol se ishte në një lidhje dashurie me modelen italiane, Maria Bove. Dyshimet lindën kur ata postuan foto e video mjaft intime në rrjetet sociale.

Pasi bënë bujë dhe të gjithë menduan se modelja italiane është e dashura e re e Robert Berishës, dyshja treguan mjaft hapur se nuk kanë asgjë serioze mes tyre, por thjesht kaluan disa momente të bukura bashkë.

“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, u shpreh Berisha në një intervistë edhe pse Maria nuk u shpreh asnjëherë kështu, por e la një mister nga ana e saj raportin me Robertin.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002