INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Kristi përjashtohet nga Big Brother VIP Albania

Çfarë ndodhi? Kristi përjashtohet nga Big Brother VIP Albania

Publikuar më: 10:31 20-02-2026

Një zhvillim i papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother Albania VIP 5 mëngjesin e sotëm, pasi Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Lajmi u bë i ditur përmes një Zarfi të Zi, i cili mbërriti në shtëpi dhe u lexua para banorëve nga Brikena.

Në njoftimin zyrtar të Vëllait të Madh thuhej:

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet.”

Përjashtimi i Kristit ndryshon ndjeshëm dinamikat e garës, pasi ai konsiderohej një nga personazhet që kishte krijuar debate dhe situata të forta brenda shtëpisë.

Ende nuk është bërë e ditur nëse do të hapet një televotim i ri apo si do të vijojë struktura e lojës në ditët në vijim.

Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo situatë në strategjitë e banorëve dhe në rrjedhën e mëtejshme të Big Brother Albania VIP 5.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602