Loredana Zefi ka thyer heshtjen për raportin me ish-partnerin e saj, Mozzik, duke ndarë detaje personale gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmanit. Këngëtarja tregoi se prej kohësh kishte zgjedhur të mos reagonte publikisht për hir të vajzës së tyre, Hanës, por publikimi i këngës së fundit nga reperi e shtyu të flasë.
Ajo rrëfeu se reagimi i parë erdhi sapo e dëgjoi këngën dhe pa komentet në rrjetet sociale.
“Isha në shtëpi, e pashë dhe thashë: ‘hajmedet, wtf, shumë e rëndë’. Lexoja edhe komentet, shumica e njerëzve thoshin ‘no go’,” u shpreh Loredana.
Artistja theksoi se situata ka ndikuar edhe tek vajza e tyre, duke i lënë asaj lirinë për të vendosur nëse dëshiron të komunikojë me të atin.
“I thashë: ‘nëse do të flasësh me babin fol, nëse jo, është e drejta jote’. Tashmë kjo normalisht që e kupton. Nuk kishte nevojë të bëhej në atë mënyrë,” tha ajo.
Loredana tregoi se i ka shkruar Mozzik-ut për gjendjen emocionale të Hanës.
“I kam thënë: ‘Hana është shumë keq’. Nuk është hera e parë që më ngacmon… kur kërkova komunikimin me të dhe i thashë që s’është në rregull, e pyeta pse e fut në YouTube. Tha: ‘a e ke parë që e kam futur në fund që unë e respektoj nënën e fëmijës tim?’.”
Sipas saj, një fëmijë nuk e dëgjon mesazhin deri në fund.
“I thashë: ‘fëmija nuk e dëgjon deri në fund, nxjerr vetëm atë që ka qejf të dëgjojë’. Mua më vjen shumë turp për çikën, por mosha e bën të veten,” përfundoi Loredana.
Deklaratat e saj kanë rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tensionuar mes dy artistëve dhe debatet mbi ndikimin që konfliktet publike të prindërve mund të kenë tek fëmijët.








16 Feb 2026 





