INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-banorja habit me deklaratën: Në Big Brother ndihesha si Fifi, më thonin psikopate

Ish-banorja habit me deklaratën: Në Big Brother ndihesha si Fifi, më thonin psikopate

Publikuar më: 11:29 10-11-2021

Fjorentina Halili nga BB9 ishte e ftuar në “Expuls” për të folur për këtë edicion dhe duke qenë se shumë konkurrentë këtë vit kanë pranuar që vuajnë nga ankthi, moderatori pyeti Fjorentinën nëse dhe ajo ka përjetuar momente depresioni.

“Kishte raste që thoja edhe do dal. Flas për ish-partnerin tim që kam pasur atje, se mua për atë më njohin. Fjorentina me Olsin, kishte raste që bënte ca skena…. Unë nuk e vuaja atje brenda, sepse e kisha 24/24 para syve, dhe e dija që po bënte shaka e lojë, por nga jashtë dukej keq, sidomos kur jepeshin klipet në fundjavë. Më vrisnin fjalët, sepse unë dilja ajo vajza shumë e dashuruar, shumë. Ajo vajza xheloze, në ekstrem kam dalë si psikopate, siç kanë thënë për Fifin, e sëmurë mendore për dashuri”, tregoi Fjorentina.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032041072845459