INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat turke zbuluan lidhjen e Morena Tarakut me këngëtarin e njohur, reagon ish-gruaja e tij

Mediat turke zbuluan lidhjen e Morena Tarakut me këngëtarin e njohur, reagon ish-gruaja e tij

Publikuar më: 10:28 10-11-2021

Mediat turke zbuluan lidhjen e këngëtarit të njohur Berdan Mardini me Morena Tarakun.

Sipas raportimeve të mediumeve më prestigjioze turke, ata janë fqinj në Stamboll dhe prej kohësh frekuentohen me njëri-tjetrn.

Merdini së fundmi është ndarë nga bashkëshortja e dikurshme, me të cilën ka dy fëmijë, teksa kjo pjesë duket të mos ketë qenë aspak e lehtë për të.

Së fundmi, Berdan Merdini ka konfirmuar se ka një të dashur, pa e specifikuar se bëhet fjalë për bukuroshen kosovare.

Kjo ka sjellë reagimin e ish-bashkëshortes përmes rrjeteve sociale.

Teksa këngëtari ka marrë mbrojtjen për fëmijët duke e akuzuar ish-bashkëshorten për konsumim droge, kjo e fundit është shprehur:

Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna, dhe i ndan eksperiencat për tjetër grua në media sociale! Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar në jetën tënde por nuk mendon për fëmijët tu. Është e turpshme

Ndërkohë, nga Morena ende s’ka një konfirmim apo demantim për spekulimet.

 
Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121