INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia apel qytetarëve: Kujdes me pijet alkoolike, nuk tolerojmë

Policia apel qytetarëve: Kujdes me pijet alkoolike, nuk tolerojmë

Publikuar më: 11:58 31-12-2017

Në ditën e fundit të 2017, policia rrugore u bën thirrje drejtuesëve të mjeteve të jenë të kujdesshëm me pijet alkoolike pasi nuk do të lejojen shkelje të qarkullimit rrugor.

Apeli është bërë nga shefi i komisariatit të Policisë Rrugore Erion Ahmeti.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit ë automjeteve që gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditës së Vitit të Ri, në rast se do konsumojnë alkool të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq në gjendje të dehur por të përdoren mjetet etransportit publik.

‘Policia rrugore do jetë e tëra në detyrë dhe nuk do tolerojë asnjë shkelje, kryesisht alkoolin, shpejtësinë dhe përdorimin e celularit, pasi kanë tre shkelje që janë burim aksidenti dhe rrezikojnë seriozisht jetën’, theksoi Ahmeti

‘Festoni por ju lutemi mos abuzoni me alkoolin shpejtësinë dhe telefonin gjatë drejtimit të automjetit me qëllim që magjia e festës mos të venitet nga aksidentet rrugor. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor’ ishte ky apeli i Policisë për këtë fundvit.

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727