INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota në prag të Vitit të Ri, qytetet nën masa të rrepta sigurie

Bota në prag të Vitit të Ri, qytetet nën masa të rrepta sigurie

Publikuar më: 11:14 31-12-2017

Këtë të dielë në pjesën më të madhe të shteteve troket Vit i Ri i cili mbledh në sheshe shumë njerëz për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve.

Dhe duke patur edhe frikën e sulmeve terroriste në shumë qytetet të botës do të ketë një numër të lartë forcash policore.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut njoftuan se do të përdorin kontrollin të dyfishtë, snajpera, mbyllje rrugësh dhe veçanërisht qen të trajnuar për të siguruar sheshin Times Square, ndërsa 2 milionë vetë mblidhen për të parë rënien tradicionale të topit të kristaltë në mesnatë

Në Las Vegas të Nevadës, 300 trupa të Gardës Kombëtare do t’u bashkohen 1 mijë e 500 oficerëve të policisë për të garantuar sigurinë në rrugën ku janë kazinotë, qendrat turistike dhe hoteletNë Amerikën e Jugut, në Rio de Zhaneiro, policia e Brazilit ka në plan të dislokojë 12 mijë forca, 20 për qind më shumë se vitin e kaluar për festimet e Vitit të Ri.

Në Londër, një numër rekord oficerësh të armatosur dhe njësi qensh policie do të patrullojnë nëpër rrugë dhe në sistemin e metrosë.Barrikata prej çeliku dhe betoni do të rrethojnë festimet ku do të marrin pjesë rreth 500 mijë vetë.

Në Gjermani, të gjitha qytetet kryesore, përfshirë Berlinin, Mynihun, Hamburgin dhe Këlnin njoftuan se do të ketë masa të përforcuara të sigurisë për të gjitha festimet.

Në Australi, një nga vendet e para ku fillon Viti i Ri, oficerët e sigurisë po marrin masat në rast të ndonjë sulmi të mundshëm në prag të Vitit të Ri.

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232