INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po kërcente me kunatin dhe motrën, burri i saj e bën për ujë të ftohtë: Do të të hedh nga kati i dytë [FOTO]

Po kërcente me kunatin dhe motrën, burri i saj e bën për ujë të ftohtë: Do të të hedh nga kati i dytë [FOTO]

Publikuar më: 18:52 25-02-2018

''Për shkak se erdhi burri i motrës më kapi mua për dore në valle. Siç ishin motrat me radhë, unë isha e fundit, e vogla dhe ai erdhi në fund, pas meje. Për këtë gjë bashkëshorti erdhi më nxori nga vallja, por nuk u mjaftuar me aq. Filloi të më gjuante me shkelma, më thoshte: Mos e ngri kokën, shiko vetëm pjatën", ka treguar Lisaverta.

Në emisionin “E diela shqiptare” ditën e sotme ka qenë e ftuar një grua e re, nënë e dy fëmijëve e cila në të kaluarën është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti me të cilin kishte 14 vite martesë. Sipas Lisavertës, bashkëshorti i saj ishte shumë i papërmbajtshëm dhe shfaqte një xhelozi aspak normale.

84347-640-0-5a92d37711400.jpg

"Ai ishte një person jo i dashur, jo i respektueshëm, më ofendonte në sy të njerëzve. Një rast i patolerueshëm ndodhi në dasmën e kushërirës sime. Ishim duke kërcyer në valle mami, motra dhe unë. Ai ngrihet, më tërheq nga krahu dhe më thotë 'Dil nga vallja ose do të hedh nga kati i dytë”, tregoi Lisaveta ndërsa Ardit Gjebrea kërkoi arsyen pse bashkëshorti i saj e bëri këtë veprim.

"Për shkak se erdhi burri i motrës më kapi mua për dore në valle. Siç ishin motrat me radhë, unë isha e fundit, e vogla dhe ai erdhi në fund, pas meje. Për këtë gjë bashkëshorti erdhi më nxorri nga vallja, por nuk u mjaftuar me aq. Filloi të më gjuante me shkelma, më thoshte 'Mos e ngri kokën, shiko vetëm pjatën”.

Në momentin që mbaroi vallja, ai i thotë burrit të motrës 'Me ty s'dua të kem të bëj më fare. As për gëzim e as për hidhërim'. Për vite me radhë unë nuk kam folur me motrën", tregoi e përlotur Lisaveta.

Ajo tregoi se dhuna vazhdoi, por ajo vendosi t'i jepte fund martesës kur një ditë në orën 10:30 të darkës ishte hapur debat pse ajo kishte lyer flokët.

Sot Lisaveta kishte thirrur motrën për ta falenderuar që i ka qëndruar pranë. Motra e saj, Dashuria, e pranon ftesën dhe erdhi tek rubrika "Ka një mesazh për ty".

84348-640-0-5a92d37711630.jpg

"Dua të të falenderoj me gjithë shpirt për gjithçka që ti ke bërë për mua. Ti dhe familja jote keni qenë një mbështetje për mua në momentet më të vështira të jetës sime. Unë sot kisha ftuar edhe burrin tënd, Shkëlqimin për ta falenderuar edhe atë. Ai është distancuar, të vijë më shpesh në shtëpinë time dhe të të lejoj edhe ty të vish bashkë me fëmijët. Unë vetëm juve ju kam", i tha Lisaveta të motrës dhe të dyja në fund u përqafuan teksa Dashuria i premtoi se do e ketë gjithmonë mbështetjen e saj.

84349-640-0-5a92d37711841.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828