INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

‘Për inat të Mamaqit’, edhe Betim Spërdhima mbjell një pemë me Veliajn [VIDEO]

Publikuar më: 18:31 25-02-2018

Nismës së Bashkisë për të mbjellë një pemë i është bashkuar edhe aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja i njohur për rolet e tij shumë interesante dhe batuata që mbeten gjatë në memorien e publikut sidomos me personazhin e Betim Spërdhimës nga Pishkashi.

Përmes kësaj video ai na rrëfen se edhe ai ka dëshirë të mbjell një pemë.

Më nota humori teksa takon kryetarin e Bashkisë Erion Velia ai ‘tallet’ me miqtë e tij që pak kohë më parë edhe ata mbollën një pemë.

Dhe mesa duket aktorit i është shtuar inat sidomos kur ka mbjellë pemë me Ermal Mamaqi.

Madje aktori ka dalë të mbjellë pemë pikërisht ditën e ditëlindjes.

‘O kryetari! Si më ke dalë me porosi. Mirë Lorik Cana e kuptoi se nga katunet vjen edhe ai, edhe Bes Kallaku katunar edhe ai zakon e ka që të mbjell pemë

Po që të mbjellë edhe Ermal Mamaqi që i ka flokët me flokët me xhel dhe të mos mbjell edhe unë pemë sidomos sot që kam ditëlindjen. Na u shtoftë inati hajde të mbjellim një pemë o kryetar’ shprehet Rezarti në videom e postuar në instagram nga Ermal Mamaqi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809