INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi! Taylor Swift rrëfen pas kaq shumë kohësh tradhëtinë e Justin Bieber ndaj Selena Gomez [FOTO]

Plasi! Taylor Swift rrëfen pas kaq shumë kohësh tradhëtinë e Justin Bieber ndaj Selena Gomez [FOTO]

Publikuar më: 15:38 01-07-2019

Ditët e fundit për Taylor Swift nuk kanë qenë aspak të mira. Këngëtarja është duke u përballur me disa probleme serioze lidhur me karrierën e saj dhe shkak për këtë është bërë ish-menaxheri Scooter Braun.
Scooter ka kërkuar të drejtat e shitjes së disa këngëve të këngëtares që janë prodhuar gjatë kohës kur ata bashkëpunonin. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak këngëtares dhe ajo menjëherë reagoi në një postim në Twitter ku tregonte indinjuar se kjo nuk ishte aspak normale.

Këngëtarja tregoi se gjatë kohës kur punonte me Braun ka qenë e bullizuar dhe ai përpiqej në çdo moment të përfitonte nga ajo. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Justin Bieber, i cili aktualisht menaxhohet nga Braun, duke i dalë atij në mbrojtje. , i cili tashmë menaxhohet nga Braun. Në një postim të tijin në rrjete sociale, Justin ka shkruar se nuk është e drejtë që pas kaq shumë vitesh të shprehë gjithë mërzitjen për Scooter në rrjete sociale.

Më pas disa fansa i dolën në mbrojtjeje Taylor dhe dikush prej tyre nxori hapur një të fshehtë të Justin, të cilën e ka konfirmuar edhe Seift. “’Ne nuk kemi komunikuar për diferencat tona’, ti tradhtove shoqen e saj të ngushtë dhe më pas publikisht i doli në mbrojtje atij që u hakmor ndaj Taylor dhe tani kërkon që ajo të të ftonte ty për një çaj? Largohu prej këtej”, ka shkruar dikush i irrituar në ‘Twitter’. Taylor e ka pëlqyer këtë deklaratë duke konfirmuar se Justin ka tradhtuar Selena-n gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur.

 

capture-d-e-cran-2019-06-30-a-9-44-58-pm-1561946082.png

Article Logic
Execution time: 0.0027501583099365