INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber do të publikojë së shpejti këngën e re, por fansat janë të bindur se kjo këngë mund të jetë për Selena Gomez [FOTO]

Justin Bieber do të publikojë së shpejti këngën e re, por fansat janë të bindur se kjo këngë mund të jetë për Selena Gomez [FOTO]

Publikuar më: 10:32 28-06-2019

Para disa ditësh Justin Bieber ka ndarë lajmin me fansat e tij se do të vijë me një këngë të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur dhe të dashur për të gjithë publikun anë e mbanë botës Chris Broën dhe fansat janë entuziazmuar të gjithë nga ky lajm.

Një pjesë e fansave të tij kanë shprehur mendimin e tyre duke menduar se kjo këngë i përkushtohet Selena Gomez, por këngëtari i ka nxitur dhe i ka futur në mndime fansat e tij me postimin e fundit në llogarinë e tij të Instagramit.

Pas publikimit të disa videove promovuese për këngën e re “Don’t Check On Me”, këngëtari ka lënë një mbishkrim:

“Kisha disa gjëra për të thënë”- duke na lënë për të nënkuptuar se gjithçka qe shprehet në tekstin e këngës, është e dedikuar për dikë. Kaq kanë dashur fansat dhe kanë nisur me komentet dhe interneti po “digjet” nga thashethemet më të ndryshme.

Të gjithë e dimë se lidhja mes Justin Bieber dhe Selena Gomez ka qenë një ndër lidhjet më të bujshme në “Hollywood” dhe në vëmendjen e të gjithë mediave të ndryshme në mbarë botën.

Pas shumë viteve edhe pse historia e tyre ka marrë fund, fansat akoma postojnë foto dhe video të ndryshme nga ata për t’i shikuar edhe një herë së bashku, gjë që nuk do të ndodhë për arsye sepse këngëtari ka zgjedhur te ndajë jetën me modelen e njohur Hailey Baldwin të cilët janë martuar së bashku.

bgus_1424613_001-e1561706621775.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402