INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosi me thikë 3 persona në Lushnje, Policia identifikon autorin dhe...

Plagosi me thikë 3 persona në Lushnje, Policia identifikon autorin dhe...

Publikuar më: 11:26 16-04-2018

Policia ka zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme ku një person goditi me thikë 3 të rinj në Lushnje. Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, ndërsa është arrestuar në flagrancë përkrahësi i autorit të krimit.

Blutë e Lushnjes sqarojnë se në datën 15.04.2018, rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen "Karbunarë", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh, 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L.Ç, 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç banues në Karbunarë.

Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.Sh është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip "Benz" në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t'i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: -Renato Pupi, 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip "Benz"në pronësi të shtetasit Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.H raporton Newsbomb.al

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.H për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale “ Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Article Logic
Execution time: 0.0045948028564453