INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Koha s’pret! Individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit duhet të japin ‘’llogari’’...[VIDEO]

Publikuar më: 10:01 16-04-2018

Të gjithë ata persona që përfitojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit rezidentë apo jo duhet të marrin masa dhe të deklarojnë burimin e tyre pranë Drejtorisë së Tatimeve brenda datës 30 prill. Në deklaratën individuale ata duhet të sqarojnë disa pika, të cilat janë:

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
-Të ardhurat bruto nga dividenti
-Të ardhurat bruto nga qiraja
-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit
-Të ardhura bruto nga interesat bankare
-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme
-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit
-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike
-Fitimi kapitali nga dhurimi
-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë

Por kujdes! Çdo individ, i cili është i detyruar të paraqesë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, duhet të bëjë kujdesin e duhur për plotësimin e saktë të të dhënave të deklaratës dhe sidomos për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm.
Plotësimi i pasaktë i deklaratës individuale vjetore të të ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin.

Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga një apo disa të punëdhënës, individi bën llogaritjet sipas skemës:

-Për shumën e pagave mujore deri 30.000 lekë tatimi është 0%
-Për shumën e pagave mujore nga 30.001 lekë – 130 000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30.000 lekë
-Për shumën e pagave mujore nga 130.001 lekë e më tepër tatimi është 13.000 lekë plus 23% e shumës mbi 130.000 lekë

Article Logic
Execution time: 0.0033369064331055