INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet, nis rindërtimi i urës së shembur në Darzezë nga FA [FOTO]

Përmbytjet, nis rindërtimi i urës së shembur në Darzezë nga FA [FOTO]

Publikuar më: 21:48 03-12-2017

Forcat e Armatosura kanë nisur ndërtimin e urës "bailey" në fshatin Darëzezë të Fierit. Ura e shembur nga përmbytjet po zëvendësohet me një ure metalike, e cila mundëson edhe kalimin e mjeteve të renda. Efektivët e batalionit të xhenios do punojnë gjatë gjithë natës pa ndërprerje me qellim qe ura te jete gati nesër. Gjithashtu efektivët e FA kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes operacionet e evakuimit te banorëve në Ferras, një tjetër fshat i prekur nga përmbytjet.
Ura u shkatërrua nga uji i lumit Vjosa, duke lënë 2000 banorët e fshatit Darëzezë të izoluar. Kjo ishte e vetmja rrugë për të shkuar në qytetin e Fierit. Ura e re është metalike, do mundësoj kalimin jo vetë për njerëzit por edhe për mjetet. FA po vijon punën mes reshjeve të shiut, deri sa ta përfundojnë ditën e nesërme.

collageur.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117