INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar më: 21:14 03-12-2017

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbremjën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Labinot Fushë. Viktima është një kalimtar, Agron Murati, 37-vjeç, banues në Griqan, i cili ka tentuar të kapërcejë rrugë kur është përplasur për vdekje nga automjeti me targa maqedonase BT 631 DM, me drejtues 26-vjeçarin D.S. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet proçeduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.12.2017 në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë shtetasi D.S., 26 vjeç banues në Maqedoni duke drejtuar mjetin tip Kamion me targa BT 631 DM ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.M., 37 vjeç banues në fshatin Griqan Elbasan i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet proçeduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105