INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet dhe festat, ja kush përfiton shpërblime, shuma sipas kategorive

Përmbytjet dhe festat, ja kush përfiton shpërblime, shuma sipas kategorive

Publikuar më: 14:19 13-12-2017

Qeveria miratoi paketën e shpërblimeve të fundvitit për të gjitha kategoritë. Në një dalje për mediat, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dha sot lajmin e mirë për të gjithë kategoritë në nevojë që do të përfitojnë shpërblimet e fundvitit.
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi Paketën e solidaritetit për shpërblimin financiar për festat e fundvitit për kategoritë që kanë kanë më shumë nevojë.

Kemi vendosur të shpërblehen me rastin e festave te fundvitit në masën 20 mijë lekë të vjetra:
79.370 përfitues që trajtohen me ndihmë ekonomikë
67.311 përfitues, si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar
Këshilli i Ministrave vendosi të shpërblejë në masën 30 mijë lekë të vjetra kategoritë e personave që përfitojnë pension dhe trajtime të tjera financiare. Konkretisht, nga ky vendim përfitojnë:
498 242 persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe qyteti.
132.530 persona që marrin pension sipas ligjit “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore”.
981 persona që marrin trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në miniera, në nëntokë dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.
3037 persona që marrin pension pleqërie sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, nëntokë”.
2250 persona që nuk përfitojnë pension por që trajtohen me shpërblim financiar si veteranë të LANC-it si dhe personat të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta apo që marrin pension social.
Fondi total që Qeveria ka vendosur të vë në dispozicion për shpërblmimin e fundvitit ka vlerën 2 miliardë e 253 milion lekë të reja.
“Kjo paketë solidariteti konfirmon edhe njëherë vëmëndjen dhe përkujdesin e qeverisë per ata që kanë nevojë për përkujdes dhe dhe mbështetje në këtë prag festash”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu qeveria ka akorduar fondin prej 63 milionë lekë si shpërblim për Forcat e Armatosura si dhe 330 punonjësve të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe të reparteve të FNSH-së, të cilët u angazhuan në përballimin e situatës së përmbytjeve në vend në fillim të dhjetorit
“Me vendimin e sotëm, fondi prej 63 290 000 lekë do të shpërndahet në shenjë mirënjohjeje, për të gjithë ata, që u përfshinë në operacionin e jashtezakonshem përmes të cilit shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme, dhe në veçanti për ata efektivë që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve” deklaroi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një dalje për mediat.

Konkretisht
Fondi total prej 63 mln e 290 mije lekesh do të ndahet per dy kategorite:
– 2917 efektive FA
– 330 efektive te policise se shtetit
Personeli i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtes do të shpërblehet si më poshtë:
298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)
1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)
1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)
Shpërblimi për policët
Shpërblimi i punjosve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:
70 punonjës të repartit Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër
60 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Fier
30 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Durrës
30 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Tirane
70 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Vlore
70 punonjës të drejtorisë vendore te te Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656