INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kinë, shtiza çan dritaren e makinës dhe i ngulet në kurriz shoferit[FOTO]

Kinë, shtiza çan dritaren e makinës dhe i ngulet në kurriz shoferit[FOTO]

Publikuar më: 14:03 13-12-2017

Një ngjarje e tmerrshme raportohet së fundmi nga Kina.

Një person i paidentifikuar është goditur në kurriz nga një shtizë e gjatë 2 metra, ndërsa ishte i ulur në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në Kinën Lindore dhe mjekët e spitalit në të cilin është transportuar i plagosuri kanë vendosur të mos ja heqin shtizën duke evituar riskun e ndonjë hemorragjie.

Policia po merret me hetimin e ngjarjes pasi duket se nuk është thjesht një incident i ndodhur rastësisht.

Sipas gazetës lokale anwang.cn burri është sulmuar me shtizë nga persona të paidentifikuar ndërsa ishte i ulur në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në datën 8 dhjetor në provincën lindore të Anhui-t.

ls_dfjw9-e.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318