INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Përgjakni festat e fundvitit", ISIS sapo kërcënoi në gjuhën shqipe

Publikuar më: 17:38 04-12-2017

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim”.

Organizata terroriste ISIS ka bërë një kërcënim serioz në gjuhën shqipe në agjencinë e tyre të lajmeve ku ndiqen nga afro 400 mijë ndjekës.

“E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”,- thuhet në këtë kërcenim.

325440.jpg

Kujtojmë që pak ditë më parë ISIS kërcënoi për sulme edhe shtetin tonë fqinj Italinë, se do të sulmonte Romën si dhe Vatikanin.

Vitet e fundit shumë sulme të përgjakshme terroriste në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër janë marrë përsipër nga kjo organizatë.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939