INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeruzalemi kryeqytet, bota arabe-SHBA-së: Po minon paqen

Jeruzalemi kryeqytet, bota arabe-SHBA-së: Po minon paqen

Publikuar më: 17:49 04-12-2017

‘Nëse SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit do të ketë pasoja’, ishte ky paralajmërimi që dha ministri i jashtëm i Jordanisë.

Gjatë bisedës me homologun amerikan Rex Tillerson ai u shpreh se një lëvizje e tillë do të shkaktonte zemërim me botën arabe.pavarsisht deklaratës së Trump mediat amerikane raportojnë se ende nuk është marrë vendimi që Jeruzalemi të shpallet kryeqytet.

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi tha se nëse SHBA-ja njeh Jeruzalemin si kryeqytetin izraelit, kjo do t’i jepte fund çdo shprese për bisedime për paqen dhe do të nxiste tension e zemërim në të gjithë botën arabe.

 

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627