INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për ju që e humbët! Ja performanca e zjarrtë e Dua Lipës në 'Sunny Hill Festival' [VIDEO]

Për ju që e humbët! Ja performanca e zjarrtë e Dua Lipës në 'Sunny Hill Festival' [VIDEO]

Publikuar më: 09:36 05-08-2019

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Para një muaji, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish të dashurin e saj kuzhinier Isaac Carew dhe tashmë ajo sapo ka filluar një lidhje romantike me vëllain e dy modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid, i cili quhet Anwar Hadid.

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur në dita e tretë dhe e fundit e koncertit madhështor të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Në skenë kanë performuar shumë artistë shqiptarë, ku mes tyre atmosferën e ndezi padyshim edhe DJ me famë botërore Calvin Harris.

calvin harris from sonila on Vimeo.

Calvin performoi këngët e tij më të famshme ku mes tyre nuk mungoi as bashkëpunimi me këngëtaren shqiptare Dua Lipa, “One Kiss”. Sapo kënga ka filluar, Dua Lipa i ka surprizuar të gjithë me performancën e saj.

Këngëtarja ka qenë qershia mbi tortë e mbrëmjes dhe si fillim ka preferuar të këndojë në mes të publikut, dhe teksa këndonte ajo u bënte thirrje të gjithëve në shqip për të kërcyer së bashku me të.

Pas kësaj ajo e ka vazhduar performancën spektakolare në skenë së bashku me Dj e njohur Calvin Harris, këngën “One Kiss”.

Perfomanca e tyre ka qenë një elektrizim për të gjithë publikun, të cilët i janë bashkuar këndimit dhe kërcimit së bashku me dy artistët.

 

duaa from sonila on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0072090625762939