INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej disa vitesh të lidhura, Cara Delevigne dhe Ashley Benson duket se qenkan martuar në fshehtësi

Prej disa vitesh të lidhura, Cara Delevigne dhe Ashley Benson duket se qenkan martuar në fshehtësi

Publikuar më: 21:23 04-08-2019

Modelja Cara Delevingne dhe aktorja e “Pretty Little Liars”, Ashley Benson, thuhet se kanë zhvilluar një ceremoni të fshehtë martesore në Las Vegas, pas lidhjes së tyre prej më shumë se një viti.

Çifti i lesbikeve i kanë shkëmbyer unazat në Little Vegas Chapel në Las Vegas Boulevard, ndërsa ato i ka martuar një imitues i Elvis Presleyt.

Nuk dihet me saktësi se kur ka ndodhur martesa, mirëpo 26-vjeçarja Cara dhe 29-vjeçarja Ashley në festën e tyre i kanë ftuar disa emra të njohur, si Sophie Turner, Charlize Theron e “The Jonas Brothers”.

“Ato ishin të sigurta për atë që po bënin dhe ato ishin të sigurta se çfarë vlere kanë për njëra-tjetrën”, ka thënë pronari i Little Chapel, Michael Kelly, për The Sun On Sunday.

“Ishin qartë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës dhe kishin buzëqeshje të mëdha në fytyrat e tyre. Kuptohej se e kishin me shumë seriozitet dhe po argëtoheshin shumë. Dëshironin të ishte e thjeshtë, qetë dhe lehtë”, ka shtuar ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044550895690918