INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa e ftoi në Kosovë dhe ajo “i elektrizoi” të gjithë, Miley Cyrus ka disa fjalë të bukura për t’i thënë!

Dua Lipa e ftoi në Kosovë dhe ajo “i elektrizoi” të gjithë, Miley Cyrus ka disa fjalë të bukura për t’i thënë!

Publikuar më: 19:55 03-08-2019

Ylli botëror i muzikës, Miley Cyrus dhe pjesëmarrja e saj në ‘Sunny Hill’ ka bërë bujë ta madhe në mediat ndërkombëtare.

Ajo ka qenë një promovim i madh për festivalin dhe Kosovën e cila me të arritur në vendin tonë ka publikuar vazhdimisht video dhe fotografi në rrjetet sociale ku ndiqet nga miliona njerëz.

E sigurisht që s’mund të mungonte nëj foto me Dua Lipën, këngëtaren që e ftoi në Kosovë. Dhe mesa duket ato janë bërë shoqe shumë të mira sepse vetëm kështu mund të përkthehen këto fjalë që Miley ka thënë për këngëtaren shqiptare.

“Dy mbretëresha janë gjithmonë më mirë sesa një! E dua këtë vajzë! Krenare për ty Dua Lipa! Mezi po pres të vazhdoj të të njoh ty dhe familjen tënde çapkëne! Të dua!”- shkruan Miley krahas fotos me Dua Lipën.

Article Logic
Execution time: 0.0053658485412598