INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa publikon videon e Anwar duke u argëtuar së bashku me vëllain e saj, por shikoni çfarë i bën ai vëllait të saj [VIDEO]

Dua Lipa publikon videon e Anwar duke u argëtuar së bashku me vëllain e saj, por shikoni çfarë i bën ai vëllait të saj [VIDEO]

Publikuar më: 11:08 02-08-2019

Lidhja e Dua Lipës dhe Anwar Hadid prej ditësh tashmë është kthyer në një prej lidhjeve më të komentuara në showbizz-in vendas dhe të huaj.

Mbrëmjen e kaluar Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë për të qenë pjesë e “Sunny Hill Festival” së bashku më të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid, i cili viziton Kosovën për herë të parë.

Dua Lipa ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj disa video në llogarinë e saj të Instagram-it, ku shihet se Anwar është mjaft entuziast për këtë vizitë dhe për qëndrimin e tij së bashku me familjen e Duas.

dua-576x1024.jpg

Së fundmi, ata janë akomoduar në vendin ku do të qëndrojnë dhe në një video të publikuar në Instastory nga Dua Lipa, Anwar shfaqet duke luajtur me vëllain e këngëtares, Gjin Lipa.

gjin from sonila on Vimeo.

Edhe pse çifti nuk kanë shumë që janë të lidhur bashkë, me sa duket Anwar paska krijuar një lidhje të ngushtë së bashku me vëllain e këngëtares.

anwa from sonila on Vimeo.

Ditën e sotme “Sunny Hill Festival” vazhdon për herë të parë për këtë vit dhe e ftuara speciale e mbrëmjes është Miley Cyrus.

Mbrëmjen e kaluar edhe Miley ka mbërritur në Kosovë e veshur shumë thjesht dhe pritet që sot të dhurojë një performancë elektrizuese.

640-0-5d4327f7d7274.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0029580593109131