INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paska ende surpriza! “Çmendet” moti në fundjavë, zbuloni si do jenë temperaturat!

Paska ende surpriza! “Çmendet” moti në fundjavë, zbuloni si do jenë temperaturat!

Publikuar më: 19:43 20-04-2018

Kjo javë ka sjellë një ngritje të ndjeshme të temperaturave, por mesa duket paska ende “surpriza”.

Edhe pse jemi ende në prill, javën e ardhshme temperaturat do të arrijnë deri në 28 gradë celsius duke na sjellë verën përpara kohe.Reshjet e shiut duket se nuk do të jenë prezente për një kohë të gjatë, duke i lënë vendin diellit dhe temperaturave të larta.

Meteorologët parashikojnë se, minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhasin nga 7 deri në 28 gradë celsius.

Por sipas Meteoalb, rëra afrikane do të vazhdojë të jetë prezente në vendin tonë, por këtë të premte do të lokalizohet më shumë në jug.

“Përqendrimi i pluhurit afrikan lokalizohet në ekstremin Jugor të vendit. Por sërish e shtuna, megjithëse në përqendrime më të ulëta, zgjeron shtrirjen e reve të pluhurit dhe grimcave të resë në Ballkan”, – parashikojnë ekspertët e Meteoalb.

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258