INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e qeverisë në Fier, Rama: Herceptina s’do të mungojë në spitale

Mbledhja e qeverisë në Fier, Rama: Herceptina s’do të mungojë në spitale

Publikuar më: 17:26 20-04-2018

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë në Fier, ka shpjeguar për gazetarët vendimet që janë marrë, ku fokusi është vendosur në miratimin e projekteve infrastrukturore në këtë qark dhe dhënien e ndihmës për fermerët e shumtë në zonë.

Rama nënvizoi se janë marrë dy vendime të rëndësishme me impakt kombëtar dhe një prej tyre është sigurimi i Herceptinës falas nga qeveria.

“Së pari për listën e re të barnave të rimbursueshme e cila është zgjeruar për të mbuluar më shumë nevoja të qytetarëve. Përveç 36 barnave të reja që do të rimbursohen nga shteti për të gjithë njerëzit në nevojë për medikamente, do të përfshihet edhe herceptina, një trajtim për kancerin e gjirit, një trajtim shumë i shtrenjtë dhe shumë problematik. Tani më do të përfitohet tërësisht falas në të gjitha spitalet publike të Republikës. Bëhet realitet një zotim me peshë jo të vogël financiar dhe nuk do ketë më asnjë mungesë të trajtimit me herceptinë për të gjitha gratë dhe vajzat që do të kalojnë kalvarin e përballjes me tumorin e gjirit”, deklaroi kryeministri.

Sipas Ramës rehabilitimi e“qendrës dhe zonës së çliruar të lumit Gjanica që përshkon mes përmes qytetin dhe që deri pak muaj më parë ishte i fshehur pas ngrehinave pa leje dhe ishte kryer në burim problemesh shumë vjeçare për Fierin”, është vetëm një prej projekteve madhore të qeverisë në këtë bashki.

Kryeministri theksoi se janë ndërmarrë një sërë politikash nxitëse në funksion të zhvillimit rural dhe në mbështetje të fermerëve, të cilët në këtë zonë janë të përkushtuar dhe interesuar për të rritur ekonominë e tyre përmes punës së palodhur me tokën.

Ndërtimi dhe administrimi i inceneratorit të Fierit, është një nga projektet që sipas Ramës do t’i japë zgjidhje përfundimtare grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane dhe për më tepër prodhon energji të gjelbër për zonën.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215