INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Rashelit, një tjetër kolege ‘’iku’’ nga Ermali për t’iu bashkuar emisionit të Luanës [FOTO]

Pas Rashelit, një tjetër kolege ‘’iku’’ nga Ermali për t’iu bashkuar emisionit të Luanës [FOTO]

Publikuar më: 22:12 25-10-2017

Luana Vjollca ‘’kokë më kokë’’ me Ermal Mamaqin…

Një ndër lajmet më të përfolur këto ditë në media ishte lajmi që tashmë Luana nuk është larguar nga ‘Top Channel’ si motra e saj, Marina si dhe moderatorja seksi do të ketë një program që do të transmetohet çdo të shtune në mbremje dhe do të quhet “Shiko kush luan”. Në spotin e publikuar nga Luana u zbulua se krah moderatores do të jenë edhe Edi Manushi dhe Gent Hazizi si dhe autor programi do të jetë gazetari i njohur Blendi Salaj. Ky i fundit ka tregua për “TiranaPost” se një tjetër pjestare do të jetë në ketë program dhe bëhet fjalë për këngëtaren e dashur, Filloreta Raçi, shkruan intv.al. Fifi i është bashkuar stafit muzikor, pra pjesë e orkstrës. Këngëtarja sezonin e kaluar u largua nga orkestra e “Xing me Ermalin” pasi u përfol se kishte konflikte me Mamaqin. Por edhe Rasheli, e cila ishte vajza qe shoqëronte Ermalin të shtunave është larguar prej emisionit. Tani presim të shohim sesi Mamaqi-Vjollca do të jenë me konkurrencën./intv.al/ 

fifii.png

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045