INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lopez bën këtë postim, Luana Vjollca dhe Rita Ora kanë dy fjalë për t’i thënë [FOTO]

Jennifer Lopez bën këtë postim, Luana Vjollca dhe Rita Ora kanë dy fjalë për t’i thënë [FOTO]

Publikuar më: 18:28 20-04-2018

Disa gjëra duhen thënë!

Nuk kemi patur dyshimin më të vogël dhe Jennifer Lopez është shpallur si një nga 100 personat me më shumë influencë në të gjithë botën sipas revistës “Time”.
Kjo arritje sigurisht që duhej festuar dhe Jenniferit i është dedikuar një hapësirë e veçantë në revistën “Time”. Diva e muzikës ka pozuar për kopertinën e revistës ku duket më e bukur se anjëherë tjetër, duke na treguar edhe një herë se mosha është thjesht një shifër për të.

JLO ka publikuar gjithashtu edhe një video ku flet për vështirësitë në karrierë dhe sesi ka dashur gjithmonë që të jetë një vajzë dhe jo të definohet për nga origjina e saj spanjolle.

“Nuk kam lënë asnjeri të më vendosë në një kuti dhe të më thotë ‘bëj këtë’, ‘mos bëj atë”, shprehet JLO. Janë me mijëra komentet që JLo ka marrë, por ajo që bie më shumë në sy është komenti i moderatores shqiptare, Luana Vjollca.

Kjo e fundit është dakord me faktin që Jennifer është një nga femrat më influencuese ndërsa i lë dhe një koment mbështetës: “Kaq e vërtetë”, dhe disa emoi zemër.

Jo vetëm Luana, por edhe Rita Ora nuk i ka rezistuar tundimit të thonte fjalët më të mira për JLO, pasi i komentoi në foto që ajo ka qenë gjithmonë inspiruese për të.

timemag.jpg

 

Gocat shqiptare kanë plotësisht të drejtë!

Article Logic
Execution time: 0.0033061504364014