INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhiqet nga skenat ndërkombëtare ylli i muzikës…Shikoni për kë bëhet fjalë[FOTO]

Tërhiqet nga skenat ndërkombëtare ylli i muzikës…Shikoni për kë bëhet fjalë[FOTO]

Publikuar më: 08:26 26-10-2017

Këngëtari me famë botërore Robbie Williams ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën muzikore dhe shëndetin e tij.

Williams ka vendosur të tërhiqet nga tregu muzikorë për një periudhë të përkohshme, për arsye shëndetësore pasi ai prej kohësh vuan nga hernie diskale.

Lajmi është bërë publik pikërisht nga muzikanti në rrjetet sociale duke i lajmëruar fansat e tij për anulimin e përkohshëm të koncerteve nëpër botë.

Robbie Williams ka rrëfyer për fansat se po kalon një periudhë mjaft të vështirë, ndaj është parë si e nevojshme marrja e një vendimi të tillë nga ana e tij.

Këngëtari ka njoftuar po ashtu se parashikon që në shkurt të 2018-ës të rijisë sërish turneun e tij duke nisur nga Zenlanda e Re.

strhaetha.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947