Një tjetër artist shqiptar me influencë ka reaguar mjaft i revoltuar për ftesën e këngëtarit serb, Goran Bregovic në koncertin në Korçë.
Bëhet fjalë për reperin e famshëm Unikkatil, i cili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje të bojkotohet koncerti.
“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi më i mirë kish me qenë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë përgjithmonë”, ka shkruar reperi.
Kujtojmë se shumë artistë të njohur shqiptarë janë bërë bashkë kundër kësaj ftese, së fundmi si Noizy edhe Calital T, ky i fundit anuloi perfomancën për këtë arsye.