INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'po ndodh mes 3 ish-konkurrënteve të Përputhen? Po fotografohen në momente intime ngado!

Ç'po ndodh mes 3 ish-konkurrënteve të Përputhen? Po fotografohen në momente intime ngado!

Publikuar më: 18:30 08-08-2021

Të tre kërkuan dashurinë në ‘’Për’puthen’’ por dolën single nga programi, përveç Mevlos dhe historisë së tij me Ledjanën.

Edhe pse çunat mori pjesë në programin e dashurisë ‘’rinore’’ e Lindita në +40, por duket se treshja kanë krijuar një raport goxha të afërt me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, Princi bëri një postim që padyshim i ka lënë të gjithë gojëhapur.

Ai ka publikuar një foto të Mevlanit me ish-konkurrenten e “Përputhen+40”, Lindita Bimi. Dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe gati sa nuk po shkëmbejnë një puthje.

“Hahahahhaha i kapa”, ka shkruar Princi krahas fotos.

Por të njëjtën gjë ka bërë edhe Mevlani me dyshen. Ai postoi një video ku shihen mjaft të afërt Lindita dhe Princi, të cilët edhe më herë bënë të gjithë të dyshonin për diçka.

Hmm nuk dimë ç’të mendojme tani!/afterparty.al

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0018401145935059