INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas bllokimeve të llogarive bankare nga prokuroria zviceriane, Loredana habit me lëvizjen e saj të fundit! [FOTO]

Pas bllokimeve të llogarive bankare nga prokuroria zviceriane, Loredana habit me lëvizjen e saj të fundit! [FOTO]

Publikuar më: 10:21 24-06-2019

Loredana është një ndër reperet më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar, kosovar dhe jashtë tyre. Muajt e fundit ajo ka bërë një bujë të madhe nëpër mediat e zvicrës duke u përfshirë në një skandal mashtrimi parash së bashku me vëllain e saj.

Loredana prej një muaji tashmë po përballet me një çështje ligjore kundrejt saj, e cila mund të ketë pasoja të rënda për të. Reperja akuzohet se ka zhvatur dhe mashtruar një çift zvicerian duke i marrë shuma të mëdha parash.

Prokuroria e Luzernit vazhdon hetimet për këtë çështje dhe së fundmi morën një masë duke bllokuar llogaritë e saj bankare.

Dhe çfarë ka bërë Loredana pas këtij vendimi?

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet mjaft tërheqëse ndërsa në trup ka shkruar: “Cash Only!”

Me këtë postim na lë të kuptojmë se asaj nuk i interesojnë paratë fare, por mendohet se edhe mund të jetë titull i ndonjë kënge që mund ta lancojë së shpejti.

Me sa duket, hetimet e kërkimit të parave do të zgjasin akoma dhe reperja nuk do të mund t’i përdorë dot, të paktën ato që ka në llogarinë e saj bankare.

 

View this post on Instagram

Miezekatze ?

A post shared by Loredana (@loredana) on

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891