INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi kosovar ngre në këmbë gjithë Kosovën, prek me dedikimin e tij: 'Kam sakrifikuar në të kaluarën që të...[VIDEO]

Reperi kosovar ngre në këmbë gjithë Kosovën, prek me dedikimin e tij: 'Kam sakrifikuar në të kaluarën që të...[VIDEO]

Publikuar më: 11:04 24-06-2019

Majk është padiskutim një ndër reperët më të mirë shqiptarë dhe këngët e tij janë kthyer të gjitha në hite. Jo për ndonjë gjë, por i dëgjojmë në çdo ambient të mundshëm.

Pas shumë lancime këngësh të ndryshme që rezultuan suksese të mëdha, reperi po shijon momente mjaft të lumtura edhe në koncertet e tij.

Së fundmi, në llogarinë e tij personale në Instagram, reperi ka postuar disa foto dhe video nga koncerti i fundit i tij, ku shihet mjaft mirë një numër i madh i fansave të tij të cilët këndojnë bashkë me të.

“Asgjë nuk është e lehtë siç duket tani, nga aty ku është nisur gjithçka, kam sakrifikuar gjithçka në të kaluarën që të shijoj momente si ky sot, jam i bekuar, faleminderit Zot”- me këto fjalë emocionuese e ka shoqëruar Majk videon nga koncerti.

Nuk mund të lëmë pa përmendur se ai është duke e shijuar edhe suksesin e projektit të ri “Malena” në bashkëpunim me reperin Ghetto Geasy.

 

Article Logic
Execution time: 0.0083348751068115