INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 3 ditësh bllokim, hapet rruga Elbasan Tiranë

Pas 3 ditësh bllokim, hapet rruga Elbasan Tiranë

Publikuar më: 10:09 11-12-2017

Pas tre ditësh bllokim, ARRSH dhe policia rrugore bëjnë të ditur se rruga Elbasan-Tiranë dhe anasjelltas është hapur me një kalim. Në fakt nuk është pastruar masivi shkëmbor që ka rënë në rrugën Elbasan Tiranë por hapja e rrugës është bërë e mundur falë hapjes së bypass-it provizor për kalimin e mjeteve.
Automjetet që vijnë nga Elbasani nuk është e nevojshme ti bien nga Krraba, por mund të përdorin bypass-in. Gjithashtu është vendosur dhe sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të ARRSH-së dhe policisë për udhëzimin e drejtuesve të mjeteve.
ARRSH dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje qytetarëve që do të përdorin këtë aks të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828