INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jep dorëheqjen Nikolla Gruevski, ja cili është shkaku...

Jep dorëheqjen Nikolla Gruevski, ja cili është shkaku...

Publikuar më: 09:07 11-12-2017

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë VMRO -DPMNE, e cila ka qeverisur Maqedoninë deri para qershorit të këtij viti kur drejtimin e vendit e mori Lidhja Social Demokrate e kryeministrit aktual, Zoran Zaev.

Gruevski paraqiti dorëheqjen e parevokueshme, Komitetit Drejtues të partisë për shkak të rezultatet të dobëta në zgjedhjet lokale të muajit të tetor.

Nga 80 komuna, kjo parti arriti të fitojë vetëm në pesë prej tyre duke shënuar rezultatin më të dobët që nga vendosja e pluralizmit.

Kryetar i ri partisë më të madhe të opozitës do të zgjidhjet në kongresin e jashtëzakonshme pas dy javësh.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416