INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oriola Marashi kapet mat në krahët e Faton Shoshit, çfarë po ndodh mes tyre...?[FOTO]

Oriola Marashi kapet mat në krahët e Faton Shoshit, çfarë po ndodh mes tyre...?[FOTO]

Publikuar më: 11:52 22-01-2018

Edhe pse kaloi një lidhje disa vjeçare me Era Istrefin, pas intervistave që ka dhënë e kemi parë Faton Shoshin ta ketë hedhur pas krahëve ngjarjen dhe ti ketë harruar ato momente.

Pasi u shfaq me miken e tij Vildane Zeneli ku mediat rozë filluan spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre, ishte pikërisht Vildane e cila sqaroi opinionin publik se ata kishin një miqësi 20-vjeçare.

Dhe pikërisht një foto e fundit e Faton Shoshit me Oriola Marashin ka ngritur përsëri disa dyshime se një lidhje mund të ketë nisur me të dyve.

Fatoni dhe Oriola janë shfaqur bashkë në mbrëmjen gala të kësaj të shtune në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ka janë mbledhur personazhe të njohur të artit, nga të gjitha trojet shqiptare.

Në foton që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Fatoni është mbështetur mbi kokën e Oriolës për t’i thënë diçka apo për ta puthur, ndërsa krahun ia ka hedhur në sup.

Tani që Oriola është bërë pjesë e OTR dhe po projekton t’i hyjë muzikës, ndoshta realizon edhe ndonjë bashkëpunim me producentin e njohur.

Të jetë thjesht bashkëpunim apo diçka më shumë po ndodh mes të dyve...?!

stry_3w4.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328