INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orinda dhe Turi kanë të ftuar për darkë, njihuni me ambientet e shtëpisë së çiftit[FOTO]

Orinda dhe Turi kanë të ftuar për darkë, njihuni me ambientet e shtëpisë së çiftit[FOTO]

Publikuar më: 15:57 01-02-2018

Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një prej çifteve më të komentuar të showbizz-it shqiptar, të cilët morën vëmendjen kryesore vitin e kaluar në periudhën që kurorëzuan raportin e tyre.

Së fundmi çifti mesa duket ka përfunduar arredimin e “foles” së tyre të dashurisë pikërisht shtëpinë e tyre kjo duke marrë parasysh postimet në rrjetet sociale ku na kanë treguar pamje nga shtëpia e tyre.

Dhe meqë shtëpia e re është kompletuar duhet të vijnë miqtë, të cilët mbrëmjen e djeshme mesa duket nuk i kanë munguar dyshes.

Një pjesë e kastit të aktorëve të “Apartamentit 2XL” kanë shkuar për vizitë në shtëpinë e Turit dhe Orindës dhe ka qenë pikërisht aktori Julian Deda i cili me anë të një postimi ka zbuluar një pamje të plotë të shtëpisë.

“Tek Turi për shtëpinë e re”, shkruan Jul Deda në postimin e tij në Instagram.

Ndërsa një pamje tjetër e ka postuar dhe aktorja Cubi, ku duket qartë kuzhina e shtëpisë së Turit dhe Orindës.

Miqtë duket t'ja kenë kaluar shumë mirë nën shoqërinë e verës dhe picave ku edhe të qeshurat nuk kanë munguar.

drgt_w53.PNG

jaiug_w74.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771