INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mirupafshim modele Instagrami'', Emina Çunmulaj, thumbon koleget e saj në rrjetet sociale [FOTO]

''Mirupafshim modele Instagrami'', Emina Çunmulaj, thumbon koleget e saj në rrjetet sociale [FOTO]

Publikuar më: 16:56 01-02-2018

Bukuroshja shqiptare e Malit të Zi, e ka dëshmuar disa herë se është një modele profesioniste, ajo ka qenë pesë e pasarelave të markave më të njohura botërore.

Ditën e sotme Emina ka postuar një foto në Instastory ku si mbishkrim të fotos ka shkruar disa fjalë thumbuese për koleget e saj të cilat i quan “Modele Instagrami”.

“Imagjinojeni që një ditë dikush ta zhdukë Instagramin dhe BOOM! Nuk je më modele”, është fraza pikante drejtuar bukurosheve të Instagramit që ka publikuar Emina, duke etikatuar një shoqe të sajën, e ku shton “Mirupafshim modele Instagrami”, ka shkruar Çunmulaj si mbishkrim në foton e postuar në Instastory.

Mesa duket qëllimi i saj paska qenë të “thumboje”, të ashtuquajturat modele Instagrami.

27497776_1634781803282436_427126623_n.png

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127