INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OPOZITA kundër Kolegjit Zgjedhor! Dashamir Shehi, disa fatkeqëve ju ra fati i keq të marrin vendime të vështira

OPOZITA kundër Kolegjit Zgjedhor! Dashamir Shehi, disa fatkeqëve ju ra fati i keq të marrin vendime të vështira

Publikuar më: 15:51 24-06-2019

Opozita nuk njeh vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Për partitë e vogla opozitare vendimi i Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi datën 30 qershor nuk ka asnjë vlerë dhe nuk do të përbëjë kthesë në aksionin e saj. Aletatët e PD-së u takuan me Bashën dhe pas takimit Dashamir Shehi deklaroi se dekreti i Presidentit Meta është në fuqi dhe atë njeh opozita. 

“Nuk ka ndonjë vlerë Kolegji. Janë disa fatkeqë që i ka rënë fati i keq të marrin disa vendime të vështira për veten e vet jo për ne, sepse ne nuk i njohim. Ne do përballemi në çdo cep të Shqipërisë me juntën politike. Këto zgjedhje nuk i njohim," tha Shehi.

Opozita javën që përkon me 30 qershorin e quan kulminacion e protestave.

“Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore, në një raport krejt ndryshe me mediat për të përcjellë këtë ide fikse prej 4 muajsh. Këto nuk janë zgjedhje, nuk i njohim, janë votimet e zotit Edi Rama”, përfundoi Dashamir Shehi.

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398