INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD do të pengojë zgjedhjet e 18 qershorit dhe institucionalisht, kërkesë Kolegjit Zgjedhor

PD do të pengojë zgjedhjet e 18 qershorit dhe institucionalisht, kërkesë Kolegjit Zgjedhor

Publikuar më: 10:28 11-05-2017

Partia Demokratike nis dhe rrugët institucionale për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit. PD, i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor një kërkesë për të rrëzuar vendimin të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për pranimin e listave të kandidatëve për deputetë, me argumentin se janë paraqitur pas përfundimit të afatit ligjor.
Partia Demokratike, me anë të Partisë Agrare Ambientaliste, ka depozituar një padi në Kolegjin Zgjedhor, për çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë. Në kërkesë-padi, ky subjekt politik i kërkon gjykatës që shqyrton zgjedhjet të gjykojë çështjen me themel dhe të rrëzojë listat e kandidatëve. Në padi thuhet gjithashtu se neni 67 i Kodit Zgjedhor parashikon se listat e kandidatëve duhet të depozitohen në KQZ jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
“Me dekretin e Presidentit, data për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin është data 18 Qershor. Nga përllogaritjet e afatit të përcaktuar në dispozitën e sipërcituar, data 28 prill korrespondon me afatin 50 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve. Partitë politike kanë depozituar listat shumemërore në datën 29 Prill 2017, në tejkalim të afatit të përcaktuar në nenin 76 të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër kërkojmë shfuqizimin e vendimeve të KQZ nr 283, 284, 285, 286, 287, 288 të datës 05.05.2017 dhe 289, 290, 291, 292, 293, 294, 295, 296 dhe 297. Gjykimin e çështjes në themel duke vendosur çregjistrimin e listave shumemërore të kandidatëve për deputetë të partive që kanë depozituar listat në datën 29.04.2017”, shkruhet në padinë e opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045