INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen 9 mina me telekomandë, arrestohen 2 persona në Lezhë

Kapen 9 mina me telekomandë, arrestohen 2 persona në Lezhë

Publikuar më: 10:04 11-05-2017

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor. Operacioni i koduar “Etalon” në Lezhë ka sekuestruar 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, kallëp lëndë shpërthyese (tritol) dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave si dhe vuri në pranga 2 persona e shpalli në kërkim një tjetër.

Më datë 10.05.2017, nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa javore ndjekur me metoda speciale të hetimit , u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Etalon” ku si rezultat i tij u sekuestruan :

9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë

– 1 çantë sportive

– 1 kallëp lëndë shpërthyese (tritol)

– 4 magneta

– tela, kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Franko Çinari, 21 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,

– Stavro Kotorri, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E.T. 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0040180683135986