INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Metën e uron dhe Presidenti i Serbisë, premton më shumë bashkëpunim

Metën e uron dhe Presidenti i Serbisë, premton më shumë bashkëpunim

Publikuar më: 09:41 11-05-2017

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka uruar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nikoliç, shpreh besimin se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.

Letra:

Shkëlqesia Juaj,
Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë, po ju shpreh urimet e mia më të mira për sukses në kryerjen e detyrave tuaja me përgjegjshmëri.
Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë.

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.
Tomislav Nikolic
President i Republikës së Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506