INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat, Vlahutin i dorëzon raportin Metës: Moment reflektimi për përballjen e sfidave të mëdha

Negociatat, Vlahutin i dorëzon raportin Metës: Moment reflektimi për përballjen e sfidave të mëdha

Publikuar më: 17:57 17-04-2018

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i ka dorëzuar presidentit Ilir Meta raportin e Komisionit Europian i cili rekomandon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kreu i Shtetit e cilësoi çeljen e negociatave një akt inkurajuestë shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit.

Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që ky raport dhe, posaçërisht rekomandimi për çeljen e negociatave, i gjen të gjithë aktorët politikë, institucionalë dhe qytetarët shqiptarë të bashkuar në dëshirën për të përparuar sa më shumë dhe sa më parë drejt BE-së, pa mëdyshje.

Ai shprehu besimin se ky moment do t’i shërbejë një reflektimi të thellë dhe serioz për përballjen e sfidave të mëdha që kemi përpara, për ta bërë Shqipërinë një vend evropian më shpresëdhënës.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336